Shkëlqim Duraku ishte personazhi i historisë së dytë në programin “Dua të të bëj të lumtur”. Para dy vitesh ai ishte njohur me Ornelën. Me kalimin e muajve kishin rënë në dashuri dhe ishin lidhur me njëri-tjetrin.

Tashmë ata ishin fejuar dhe Ornela ishte 7 muajshe shtatzanë. Por në momentin që Shkëlqimi ishte njohur me nënën e Ornelës, zonjën Kajsie, kishin filluar mosmarrëveshjet. Ajo nuk e kishte pëlqyer Shkëlqimin dhe i kishte kërkuar Ornelës që të ndahej nga ai.

Midis tyre kishte pasur shumë konflikte dhe debate, duke përfunduar disa herë edhe në polici. Sipas zonjës Kajsie, Shkëlqimi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj Ornelës dhe saj.

Shkëlqimi gjatë gjithë bisedës deklaroi se kishte ardhur në program që t’i kërkonte falje zonjës Kajsie për çdo debat dhe konflikt që kishte ndodhur midis tyre. Por zonja Kajsie nuk pranonte që ta falte madje vazhdonte të këmbëngulte që ai nuk është personi i duhur për Ornelën.

Në një moment zonja Kajsie tha që Shkëlqimi kishte qenë i martuar dhe që kishte një fëmijë 16 vjeç, gjë të cilën ai nuk e kishte treguar redaksisë së programit “Dua të të bëj të lumtur”. Shkëlqimi e pranoi se është i divorcuar dhe që fëmija jeton me të në shtëpinë e tij.

“Unë ia kam premtuar Kajsies që në fillim dhe po ia premtoj përsëri, ajo është vajza jote dhe do jetë pranë teje gjithmonë. Në çdo moment është vajza jote, unë nuk po mundohem që t’ju ndaj”, – ishin fjalët me të cilat iu drejtua Shkëlqimi, Kajsies.

Arbana Osmani vendosi që për të sqaruar situatat e kirjuar midis Shkëlqimit dhe Kajsies të merrte në telefon Ornelën (vijon).

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA