“Vetullat e mia janë shumë të bukura” (Foto)

06/04/2018 16:55

Një modele qipriote, e cila është bërë e famshme falë vetullave të saj si shkurre, thotë se i pëlqen shumë pamja e saj e jashtme, pavarësisht se talljet ndaj saj në internet nuk reshtin.

Sophia Hadjipanteli tha për “The Cut” se nuk mendon aspak se është e shpifur.

“Njerëzit thonë se unë ia shpif me vetullat e mia, por çfarë kanë të keqe. Qimet nuk kanë asgjë të keqe”, deklaron 21-vjeçarja.

Më tej, ajo shprehet: “Nuk e kuptoj pse duhet të tallem e të ofendohem nga dikush që me shumë mundësi nuk ka për të më parë kurrë përballë. Mendoj se njerëzit janë mësuar t’i shohin si të shpifura vetullat e dendura dhe unë dua t’i mësoj ndryshe”.

Sophia madje i ka vënë emër vetullave të saj. Ajo i quan ato Veronica.

FOTO GALERI
2/19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA