Për të mos u humbur! Destinacionet “e fshehura” të Luftës së Ftohtë në Gjermani

06/04/2018 13:21

Berlini dhe muri i tij i famshëm janë epiqendra e turizmit që kërkon gjurmë të Luftës së Ftohtë, por anembanë Gjermanisë ka dhjetëra vende të tjera që portretizojnë më së miri tensionet mes Lindjes dhe Perëndimit pas Luftës së Dytë Botërore.

Shumë instalacione të rëndësishme mund të gjenden kudo, relike të kohës Gjermania Perëndimore ishte “pika e vlimit” e Luftës së Ftohtë. Ekzistojnë bunkerë të fshehur, ish-kapanone raketash të kthyera në galeri arti, si dhe pista ajrore sekrete shumë pranë autostradave.

Por cilat janë vendet më të njohura që ilustrojnë tensionet e asaj kohe, në perëndim të kufirit të asaj që dikur quhej Republika Demokratike Gjermane (RDGJ)?

FOTO GALERI
9/17
Haus der Geschichte Edhe pse “Shtëpia e Historisë së Republikës Federale të Gjermanisë” është një muze dhe jo një vend i lidhur drejtpërdrejt me Luftën e Ftohtë, ajo është ende një prej vendeve më të bukura të Gjermanisë ku mund të mësosh mbi historinë e RFGJ-së dhe RDGJ-së pas vitit 1945, e sigurisht edhe për atë që pasoi pas ribashkimit. E ndodhur në një ndërtesë të bollshme moderne në ish-kryeqytetin e Gjermanisë Perëndimore, Bonn, ekspozitat mbresëlënëse të përhershme aty përfshijnë “Jeep”-at amerikanë, të ashtuquajturit avionë “Rosinenbomber” që u përdorën gjatë Bllokadës së Berlinit në vitin 1948, si dhe automjete ikonë nga të dyja anët e “perdes së hekurt”, si Volkswagen Beetle dhe Trabant. Ajo është ende vendi ideal për të nisur eksplorimin e ish-kryeqytetit. Shtëpia në fjalë organizon guida turistike në shtëpinë njëkatëshe të ish-kancelarit dhe ish-vendin ku zhvillonte punimet Asambleja Federale.

Top Channel