Për të mos u humbur! Destinacionet “e fshehura” të Luftës së Ftohtë në Gjermani

06/04/2018 13:21

Berlini dhe muri i tij i famshëm janë epiqendra e turizmit që kërkon gjurmë të Luftës së Ftohtë, por anembanë Gjermanisë ka dhjetëra vende të tjera që portretizojnë më së miri tensionet mes Lindjes dhe Perëndimit pas Luftës së Dytë Botërore.

Shumë instalacione të rëndësishme mund të gjenden kudo, relike të kohës Gjermania Perëndimore ishte “pika e vlimit” e Luftës së Ftohtë. Ekzistojnë bunkerë të fshehur, ish-kapanone raketash të kthyera në galeri arti, si dhe pista ajrore sekrete shumë pranë autostradave.

Por cilat janë vendet më të njohura që ilustrojnë tensionet e asaj kohe, në perëndim të kufirit të asaj që dikur quhej Republika Demokratike Gjermane (RDGJ)?

FOTO GALERI
7/17
Mödlareuth Ashtu sikurse edhe “Rodachtal”, “Mödlareuth” është një fshat i vogël gjerman që u nda nga vija e frontit gjatë Luftës së Ftohtë në Europë. Pjesa veriore e fshatit, në Thuringia, u bë pjesë e zonës së pushtuar nga sovjetikët në vitin 1945. Një seri gardhesh kufitare u ndërtuan aty pas vitit 1952, ndërsa muri që ndante dy pjesët e “Mödlareuth”-it u ngrit në vitin 1966, 5 vite pas ndërtimit të Murit të Berlinit. Trupat amerikane në këtë zonë e quajtën atë si “Berlini i vogël”, ndërsa në vitin 1983, zv.presidenti amerikan George HW Bush e vizitoi duke thënë shprehjen “Unë jam një banor i Mödlareuthit”. Kufiri u rihap për këmbësorët në dhjetor të 1989-s, e pjesa e mbetur e murit u shkatërrua një vit më pas. Sot një muze në qiell të hapur, ai përfshin një pjesëz të murit origjinal, sikurse edhe replika të instalacioneve kufitare, duke u lejuar vizitorëve të shijojnë këtë “mini Berlin” larg turmave të mëdha të turistëve që vizitojnë Portën e Brandenburgut.

Top Channel