Berlini dhe muri i tij i famshëm janë epiqendra e turizmit që kërkon gjurmë të Luftës së Ftohtë, por anembanë Gjermanisë ka dhjetëra vende të tjera që portretizojnë më së miri tensionet mes Lindjes dhe Perëndimit pas Luftës së Dytë Botërore.
Shumë instalacione të rëndësishme mund të gjenden kudo, relike të kohës Gjermania Perëndimore ishte “pika e vlimit” e Luftës së Ftohtë. Ekzistojnë bunkerë të fshehur, ish-kapanone raketash të kthyera në galeri arti, si dhe pista ajrore sekrete shumë pranë autostradave.
Por cilat janë vendet më të njohura që ilustrojnë tensionet e asaj kohe, në perëndim të kufirit të asaj që dikur quhej Republika Demokratike Gjermane (RDGJ)?
The Barbarastollen
“Barbarastollen” është një arkivë masive nëntokësore, që kishte për qëllim të ruante trashëgiminë kulturore të Gjermanisë nga fatkeqësitë e mundshme. E ndodhur në një minierë të papërdorur pranë Freiburg im Breisgau, arkiva mban filma të shkurtër me rreth 900 milionë imazhe nga regjistrat gjermanë dhe muzeumet. E ndërtuar në pikun e Luftës së Ftohtë, në vitin 1974, arkiva përmban edhe faksimile interesante filmash si Traktati i Paqes i Westphalias, që i dha fund luftës 30-vjeçare (1618-1648), korrespondenca nga shkrimtari dhe burrshtetasi Johann Wolfgang von Goethe, si dhe plane ndërtimi për Katedralen e Këlnit. Kompleksi në tërësi është i fshehur 400 metra nën shkëmb, e besohet se mund t’i mbijetojë edhe një lufte bërthamore. Përllogaritet që përmbajtjet e saj të mbijetojnë edhe për rreth 500 vite të tjera pa pësuar ndonjë dëmtim serioz. Vizitat dhe turet në të janë të mundshme vetëm përmes një planifikimi kalendarik.
Top Channel