Nuk ka pendesë as 20 vjet më pas: Ishte faull i Ronaldos

06/04/2018 16:30

Nuk ka dyshim që është një nga rastet më të diskutueshme të histotisë së futbollit: daton më 26 prill 1998, kur Marc Iuliano pengoi në zonë Ronaldon, por arbitri Piero Ceccarini lejoi vazhdimin e lojës.

20 vjet më pas, Piero Ceccarini është rikthyer të flasë për herë të parë për këtë episod që mbetet i pashlyeshëm në kujtesën e tifozëve të futbollit dhe atyre të Interit në veçanti.

“Menjeherë shquajta një kontakt fizik të Ronaldos ndaj Iulianos dhe jo të kundërtën. Sot, pas 20 vjetësh konfirmoj atë që kam parë në atë kohë, një kontakt fizik. Dhe sot gjykoj më ftohtë dhe mund të them që gabimi im është që nuk kam dhënë faull në favor të Juves, sepse fakti që nuk kam dhënë atë faull më gjykojnë që nuk pashë faullin e Iulianos dhe nuk kam dashur ta jap. Por është krejt e kundërta. Nëse do ishim në basketboll do të ishte një faull i Ronaldos dhe pikërisht këto fjalë ja kam thënë në fushë dhe portierit Pagliuca”, deklaroi Ceccarini në një intervistë për Premium Sport.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA