Marrëdhënia me pornostaren, Trump sqaron pozicionin e tij (Foto)

06/04/2018 01:46

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka folur për herë të parë publikisht, në lidhje me historinë e publikuar në media mbi një skandal seksual me aktoren e filmave për të rritur, Stormy Daniels.

Prej kohësh mediat zbuluan se avokati i Trump, Michael Cohen ka paguar 130 mijë dollarë për heshtjen e yllit pornografik, Stephanie Clifford (Stormy Daniels, emri i artit), për të blerë heshtjen e saj në prag të zgjedhjeve presidenciale të SHBA-ve.

Në bordin e Air Force One, i pyetur mbi historinë e tij me aktoren e filmave porno, presidenti amerikan mohoi 5të ketë pasur marrëdhënie me të dhe tha se nuk di asgjë për transaksionin prej 130 mijë dollarësh.

“Përkundër pretendimeve të saj, unë nuk kam pasur marrëdhënie seksuale me Stormy Daniels, madje nuk kam dijeni as për transaksionin e pretenduar. për këtë duhet të pyesni Michaelin (avokatin)”, u shpreh Trump.

Vetë avokati i presidentit amerikan, Michael Cohen ka pranuar se ka paguar 130 mijë dollarë për aktoren e filmave për të rritur, por ka mohuar që Trump të ketë qenë pjesë e transaksionit.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA