Një ditë pasi policia britanike publikoi një deklaratë në emër të vajzës së ish-spiunit rus, Yulia Skripal, me anë të së cilës zbulohej se ajo ishte përmendur rreth një javë më parë dhe tashmë po rikuperohej nga helmimi me agjent nervor, mjekët e spitalit të Salisburyt japin lajmin e mirë edhe për të atin, ish-spiunin rus Sergei Skripal.
66-vjeçari nuk ndodhet më në gjendje kritike për jetën, – thonë doktorët, – teksa shtojnë se pacienti është duke iu përgjigjur shumë mirë trajtimit dhe kujdesit shëndetësor, duke “u përmirësuar me shpejtësi”.
Sergei dhe Yulia Skripal kanë qenë në spital prej mbi një muaji, pasi u gjetën në gjendje të pandërgjegjshme në një stol në Salisbury, pas helmimit me një agjent nervor më 4 mars.
Për këtë ngjarje, Britania bën përgjegjëse Rusinë, e akuza u ndoq nga një seri masive dëbimesh të diplomatëve rusë nga dhjetëra vende të botës. Agjenti nervor i përdorur në këtë rast dyshohet të jetë “Novichok”, një armë kimike luftarake e prodhimit rus.
Top Channel