Gjykata-ish presidentit: Të premten pasdite, hajde në burg!

06/04/2018 03:09

Gjykata braziliane dha vendimin për të dënuar me 12 vite heqje lirie, ish presidentin brazilian, Luiz Inácio Lula da Silva, i cili akuzohej për korrupsion.

Pavarësisht lutjeve të Lula-s, gjykata vendosi ta dënojë me burg atë, ndërsa ish presidenti ka apeluar tashmë vendimin. Gjithsesi, trupa gjykuese ka urdhëruar 72-vjeçarin që të paraqitet pasditen e të premtes, brenda orës 17:00, për të filluar vuajtjen e dënimit.

Ish presidenti i Brazilit ka theksuar vazhdimisht se këto akuza ndaj tij janë të motivuara politikisht dhe se gjithçka lidhet me vendimin e tij për të rikandiduar. Sipas sondazheve, nëse Lula do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, shihet dukshëm favorit për të fituar sërish.

Gjyqtari që dha vendimin për dënim me burg të ish presidentit, theksoi se për 72-vjeçarin është ndërtuar një qeli speciale, që do ta mbajë Lulan të veçuar nga të burgosurit e tjerë, për të mos vënë në rrezik integritetin e tij fizik dhe moral.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA