Emre Can do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit, por me shumë mundësi ka humbur dhe Kupën e Botës që starton pas 2 muajsh.

Ndërsa pritej që të rikthehej në fushë këtë javë pas një dëmtimi në shpinë, mesfushori gjerman duhet të bëjë hapa prapa, pasi duhet ti në shtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. 24-vjeçari është në fundin e kontratës me Liverpool dhe me shumë gjasa nuk do të ketë mundësi te veshë më fanelën e Liverpool.

Më herët ketë javë trajneri Klopp e deklaroi të padisponueshëm gjermanin, qe mendohej se mund te rikthehej në takimin e parë çerekfinal ndaj Manchester City. Emre Can tani rrezikon dhe pjesëmarrjen në Kupën e Botës.

Futbollisti 24-vjeçar është prej kohësh në shënjestër nga Juventus, që mund të përfitojë shërbimin e tij me parametra zero.

Top Channel