Foto Arkiv

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Lezhës për trafikim të narkotikëve.

Policia bën të ditur se është arrestuar 16-vjeçari E.F. banues në Lezhë. Sipas policisë, ky shtetas, dyshohet si posedues i rreth 1 kg lëndë narkotike kanabis, të cilën dyshohet se do ta shpërndante në doza të vogla në afërsi të shkollave.

Gjithashtu , po nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, u bë ekzekutimi i Vendimit Nr. 113 datë 04.04.2018 , i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë , e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj shtetasit : Anton Koka, 31 vjeç , banues në Lezhë

Veprat penale në ngarkim të tij , ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Kultivim i bimëve narkotike”.

Top Channel