Dosja “Kasmi” i kalon Krimeve të Rënda

06/04/2018 15:39
Viktima Devi Kasmi

Grupi i të arrestuarve për vrasjen e Devi Kasmit i ka kaluar Gjykatës së Krimeve të Rënda, pasi ajo e Tiranës e cilësoi si një grup të strukturuar kriminal.

Devi Kasmi u vra më 29 janar të këtij viti në derën e shtëpisë së tij. Ai u qëllua disa herë me pistoletë në kokë dhe trup. Si ekzekutues është i pandehur shtetasi grek Eftimiu Eftimius, 49 vjeç.

“Finalizuan me sukses goditjen e grupit të strukturuar kriminal “Enigma” ku u arrestuan shtetasit Elton Halipaj, 36 vjeç lindur në Skrapar, banues në Tiranë, Eftimiu Eftimius, 49 vjec lindur e banues në Artë Greqi, Malvin Dimollari, lindur në Korçë e banues në Tiranë, Elton Hoxhallari, 36 vjeç lindur dhe banues në Tiranë. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit, Altin (Aurel )Hoxhallari, 41 vjeç në Tiranë.

Shtetasi i shpallur në kërkim Aurel Hoxhallari dyshohet si organizatori i këtij grupi kriminal, Elton Halipaj ka siguruar mjetet e nevojshme, shtetasi grek dyshohet në rolin e ekzekutorit të shtetasit Devi Kasmi si vrasës me pagesë. Në momentin e arrestimit iu gjetën euro dhe para shqiptare që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen. Malvin Dimollari mjetet për përgatitjen dhe infrastrukturën për përgatitjen e vrasjes. Elton Hoxhallari bashkëpunëtor në sigurimin e mjeteve për realizimin e vrasjes”, bëri të ditur Ardi Veliu vetëm tri ditë pas vrasjes.

 

Top Channel