Demi Lovato rrëfehet në Instagram: Jam e shëndoshë dhe kam celulit (Foto)

06/04/2018 18:52

Demi Lovato dha një mesazh të fortë për të gjithë fansat e saj në Instagram.

Duke postuar disa foto ku tregon trupin e saj aspak perfekt, këngëtarja shkroi: “Kam celulit si 93% e femrave. Ajo që shikoni në Instagram nuk është gjithmonë ashtu siç duket. Le të pajtohemi me trupin që kemi. E dua veten time”.

25-vjeçarja thotë se edhe pse ka celulit dhe dhjamë, e dashuron veten ashtu siç është, “pa hapësirë mes kofshëve”.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel