Danjela, një “Pokahontas” e ëmbël

06/04/2018 22:22

Daniela fitoi zemrat e publikut, pas suksesit të saj në Audicionet e Fshehura. Me një zë të ëmbël e të kthjellët ajo arriti të bënte të tre trajnerët të ktheheshin për të. Video e Audicioneve të Fshehura të saj mban rekord për numrin më të madh të klikimeve në historinë e “The Voice”.

Në Beteja Daniela ishte përballë Siborës dhe Jasminës. Tre artistet interpretuan këngën ‘Chandelier’. Interpretimi i saktë bëri që Daniela të fitonte një vend në fazën tjetër të garës.

Sonte, ajo erdhi si një princeshë në petkun e Pokahontas për të kënduar një nga këngët më të bukura në vite në historinë e Disneyt – “Colors of the Wind”. Ajo dhuron kështu një nga versionet më të ëmbla të kësaj kënge.

Top Channel