Teuta Koço rikthehet herë pas herë në Tiranë për të dhënë koncerte por këtë rradhë ajo vjen për një arsye të veçantë. Në Universitetin e Arteve do të organizohet një mbrëmje muzikore me rastin e 75-vjetorit të babait të saj, dirigjentit Eno Koço.

Kësaj mbrëmjeje do t’i bashkohet Teuta Koço (Soprano), Gent Koço (violine) si dhe 8-vjeçarja Anna Paulides, vajza e Teutës e cila po ndjek rrugën e muzikës, ashtu si të gjithë pinjollët e familjes Koço. Sot Teuta Koço ishte në ” Wake Up”, ku rrëfeu disa nga detajet e koncertit dhe jo vetëm…

Top Channel