U nda nga i fejuari, por Alessandra nuk e vret mendjen (Foto)

05/04/2018 17:58

Alessandra Ambrosio i është kthyer plazhit pas një periudhe të gjate pushimesh në këto muajt e fundit.

Modelja e famshme 36-vjeçare postoi disa foto në rrjetet sociale, ku pozonte e relaksuar duke marrë rreze dielli.

Fotot vijnë vetëm disa javë pasi Ambrosio zbuloi se është ndarë nga i fejuari i saj prej 10 vitesh, Jamie Mazur.

Nuk dihen shkaqet se pse supermodelja dhe biznesmeni i kanë dhënë fund lidhjes. Sipas mediave amerikane, ndarja e çiftit ka ndodhur disa muaj më parë, kjo pasi ata nuk janë shfaqur më në asnjë event së bashku.

Alessandra Ambrosio dhe ish i fejuari i saj kanë dy fëmijë së bashku: 9-vjeçaren Anja dhe 5-vjeçarin Noah.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel