Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, Maja Koçijançiç tha se ka mirëpritur njoftimin se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka dhënë mandatin ekipit menaxherial për hartimin e Statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Procesi i hartimit ka nisur dhe do të realizohet brenda 4 muajsh”, thuhet në deklaratën e saj.

Koçijançiç tha se ky hap, i pritur prej një kohe të gjatë, krijon mundësinë e zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin, e cila është njëherazi detyrim i Kosovës në kuadër të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, nga prilli i vitit 2013 deri në gusht të 2015-s.

Koçijançiç tha se Bashkimi Europian do t’i ftojë shefat negociatorë nga Prishtina dhe Beogradi, ekipet e tyre dhe ekipin menaxherial, duke përfshirë ekspertë, për të diskutuar në Bruksel dhe për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim në procesin e hartimit të Statutit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA