Toronto nuk zhgënjen në parketin e saj në ndeshjen e radhës në NBA. Në Air Canada Center skuadra e Raptors mposhti rivalët e Bostonit me rezultatin 96-78 duke e blinduar vendin e parë në Konferencën e Lindjes kur për të dyja këto skuadra kanë mbetur edhe 4 ndeshje nga sezoni i rregullt me Toronton që ka 3 fitore më shumë së Celtics.

Ekuilibri mes dy skuadrave në parket për pak më shumë se 1 periodë, kjo sepse në mesin e fraksionit të dytë, toronto mori frenat e lojës në dorë për të vendosur përfundimisht diktatin e tij në fushën e lojës. për Bostonin që këtë radhë e ndjeu më shumë se kurrë mungesën e Irving, më të mirët në parket ishin Marcus Morrids me 21 pikë dhe Greg Monroe me 17 pikë. Toronto nga ana e tij tregoi forcën e grupit. De Rozan shënoi 16 pikë, ndërkohë që Van Vleet dhe Ibaka e mbyllën sfidën me 15 pikë secili.këtyre basketbollistëve iu bashkohen edhe Kyle Lowry me 13 pikë e Delon Wright me 8 pikë, 9 topa në tabelë e 8 assist.

Kalifornia duket nuk i bën mirë San Antonios. Skuadra teksane në 2 ditë pësoi 2 humbje nga skuadrat e këtij shteti fillimisht nga Los Angeles Clippers dhe tani nga Lakers. 122-112 ishte rezultati me të cilin Lakers fitoi këtë ndeshje në Staples Center, rezultat ky që u vendos pas kohës shtesë, pasi për 48 minutat e kohës së rregullt, asnjëra prej skuadrave nuk mundi të dominojë. 5 minutat e shtesës ishin plotësisht të errëta për teksanët që shënuan vetëm 4 pikë, ndërkohë që e kundërta ndodhi me skuadrën e Lakers për të cilën spikati Kule Kuzma me 30 pikë, ndërkohë që te San Antonio më i miri ishte LaMarcus Aldridge me 28 pikë.

Miami siguron kualifikimin për në fazën e playoff-it pasi mposhti Atlantën në Phillips Arena me rezultatin 115-86. Kjo ndeshje nuk pati histori pasi Miami mori arratinë në të që në gjysmën e periodës së dytë duke e cuar avantazhin me Hawks deri në 29 pikë. Për skuadrën nga Florida u bë e vështirë përcaktimi i më të mirit në parket pasi Richardson e Olynyk shënuan 19 pikë, Justise Winslow e mbylli takimin më 18 pikë, ndërsa Rodney Mcgruder shënoi 14 pikë.

Top Channel