Mediat italiane: 19-vjeçari i Partizanit në objektivin e Shtutgart

05/04/2018 14:54

I saposhpalluri në Shqipëri si futbollisti i muajit mars, shkruan “Tuttomerkatoweb”, Esat Mala është vëzhguar nga afër në ndeshjen Kamza – Partizani nga menaxherë të klubit gjerman që është në kërkim të një mesfushori me cilësi të larta teknike.

Talenti kosovar ofroi një tjetër paraqitje pozitive, që mendohet t’i ketë bindur drejtuesit e Shtutgartit për të bërë një ofertë konkrete gjatë muajve të verës.

Talenti nga Mushtishti i Prizrenit, u prezantua si përforcimi më i fundit i skuadrës së kuqe në fund të vitit të kaluar.

Por ndërsa javët kalojnë ai po tregon gjithnjë e më tepër vlerat e tij në Superligë. Mala është edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës dhe vlerësohet si një lojtar me potencial të madh për të ardhmen.

Top Channel