Prishtina zyrtare nisi të hedhë hapat e parë drejt zbatimit të marrëveshjes së asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ekzekutivit kosovar duket se e ka marrë seriozisht ultimatumin e Listës Serbe. Me mbështetjen e presidentit Hashim Thaçi, qeveria riaktivizoi ekipin menaxherial që do të hartojë draftin e statutit të këtij asociacioni.
Në njoftimin e zyrës së kryeministrit Ramush Haradinaj thuhet se në proces do të përfshihet edhe faktori ndërkombëtar. Kjo ka qenë dhe mbetet një prej temave më të debatuara në dialogun Kosovë-Serbi.
Beogradi vazhdimisht e akuzon Prishtinën se nuk po përmbush këtë pikë të rëndësishme të marrëveshjes së 19 prillit. Javën e shkuar Lista Serbe, e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës me 10 deputetë, u largua nga qeveria pas arrestimit dhe dëbimit të Marko Gjuriçit. Duke marrë shkas nga ky incident, Lista Serbe me mbështetjen e Presidentit Aleksander Vuçic, paralajmëruan se po të mos fillonte deri në 20 prill puna për hartimin e statutit të asociacionit, atëherë do ta bënin vetë në mënyrë të njëanshme.
Top Channel