Dy vëllezër janë plagosur pas një konflikti pronësie. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.10 tek tregu i Fushë Krujës.

Sipas informacioneve paraprake, E.C., 17 vjeç dhe B.C., 25 vjeç janë dëmtuar me levë pas konfliktit me familjen e S. S. Ata janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Gjatë konfliktit njëri prej personave të përfshirë në konflikt ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel