Johansson dhe Downey Jr. bëhen gati për të shpëtuar Universin (Foto)

05/04/2018 18:21

Scarlett Johansson dhe Robert Downey Jr. do të udhëheqin superheronjtë e botës në filmin e ri “Avengers: Infinity War”, që do të shfaqet për herë të parë në kinema në datën 4 maj.

Dy aktorët e famshëm hollivudianë janë midis 22 personazheve për të cilët është bërë nga një poster i veçantë nga studioja “Marvel” në kuadër të promovimit të këtij filmi.

33-vjeçarja Johansson ka pozuar me kostumin e zi të “Vejushës së Zezë”, ndërsa 53-vjeçari Downey Jr. shihet me uniformën e kuqe metalike të “Njeriut të Hekurt”.

Benedict Cumberbatch, Mark Ruffalo, Chris Evans, Elizabeth Olsen, Paul Bettany, Tom Holland e shumë të tjerë janë grumbulluar për të shpëtuar Universin në filmin e ri të sagës “Avengers”. Kërcënimi i Universit është Thanos, i interpretuar nga aktori i mirënjohur Josh Brolin.

FOTO GALERI
1/22
Scarlett Johansson - Vejusha e Zezë

Top Channel