Mbrëmja e parë e çerekfinaleve të Europa League ka dhuruar spektakël e shumë gola, veçanërisht në dy nga 4 takimet e programuara për t’u luajtur këtë të enjte.

Plot 6 gola u shënuan në “Olimpico” të Romës, ku jo verdhekuqtë, por bardhekaltrit e Tares dhe Strakoshës do të triumfonin, edhe pse jo pa vështirësi, me rezultatin 4-2 ndaj austriakëve të Salzburgut, ku militon edhe një shqiptar i Kosovës, Valon Berisha, autor i golit të parë për ekipin me sponsor “Red Bull”-in.

Pjesa e parë e ndeshjes do të mbyllej në barazim 1-1, me gola të shënuar nga Luliç e Berisha, ndërsa në të dytën do të vinte edhe “furia” e golave të tjerë. Parolo në minutën e 49 do të kalonte sërish në avantazh lacialët, por Minamino do të barazonte sërish në minutën e 71-të.

Gjithsesi, Lazio do të shënonte edhe dy herë të tjera me Felipe Anderson dhe Immobile, për të vulosur fitoren në takimin e parë.

Ndryshe nga ndeshja në Itali, 5 gola u shënuan edhe në “Emirates” të Londrës, ku “topçinjtë” e Arsenalit do të mposhtnin 4-1 rusët e CSKA-së së Moskës, por që të gjitha në pjesën e parë. Nga një dygolësh shënuan Ramsey dhe Lacazzete, ndërkohë që për rusët barazoi përkohësisht Golovin në minutën e 15.

Në dy çerekfinalet e tjera, Atletico Madrid mposhti 2-0 Sportingun e Lisbonës në një “derbi” iberik, ndërsa gjermanët e Leipzigut fituan minimalisht 1-0 ndaj Marsejës.

Për spanjollët shënuan Koke dhe Griezmann, ndërsa për gjermanët, goli i vetëm mban firmën e Werner. Ndeshjet e kthimit do të luhen pas një jave.

FOTO GALERI
3/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA