DiCarpio prezanton të dashurën, 23 vjet më të re

05/04/2018 15:36

Leonardo DiCaprio vazhdon të mbetet i paqëndrueshëm përsa i përket jetës sentimentale. Ylli i filmit ‘Titanic’ në vitet e fundit ka ndërruar shumë shpesh femrat me të cilat shoqërohet, duke mos gjetur aspak ‘qetësi’.

Së fundmi DiCaprio është parë me një bukuroshe tjetër, që është 23 vjet më e re se ai. Camila Morrone është 21 vjeç dhe ka bërë debutimin e saj si modele në vitin 2017, ndërsa ëndrra e saj është që provojë kinemanë.

DiCaprio njihet si një ‘don zhuan’ i vërtetë dhe këtë e tregojnë edhe shfaqjet e tij në publik me shumë femra të bukura dhe të njohura.

FOTO GALERI
1/21

Top Channel