Eksperti amerikan për çështje te politikës së jashtme, David Phillips, një kritik i ashpër i Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, tha se është e nevojshme të bëhet një hetim i plotë i incidentit të arrestimit dhe deportimin të gjashtë shtetasve turq nga Kosova.

Në një intervistë me Zërin e Amerikës, Drejtori i programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Universitetin Columbia të Nju Jorkut, pohoi se Kosova është një shtet i pavarur dhe sovran dhe nuk mund të merret nëpër këmbë nga vende të tjera.

Ngjarja e 29 marsit, sipas tij, është një kërcënim i drejtpërdrejtë për sovranitetin e Kosovës, që minon sundimin e ligjit dhe institucionet e saj. “Ajo i dërgon gjithashtu një sinjal komunitetit ndërkombëtar se Kosova është një shtet i dobët dhe se Turqia mund të bëjë ç’të dojë atje pa u ndëshkuar. Është një zhvillim shumë negativ për Kosovën”, pohon analisti.

Philips mendon se një hetim i thellë është i nevojshëm për të zbuluar nëse ka pasur bashkëpunim të fshehtë mes ndonjë politikani në Kosovë dhe homologëve të tij në Turqi.

Në një seancë të jashtëzakonshme të mërkurën, deputetet e Kuvendit të Kosovës u pajtuan për krijimin e komisionit hetimor parlamentar për zbardhjen e rastit të deportimit të 6 shtetasve turq. Gjatë debateve, parlamentarët bënë fajtor presidentin Thaçi për ngjarjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA