Arrestohen në momentin e shitjes së drogës, sekuestrohen 2 kg kanabis

05/04/2018 12:37

Dy persona u arrestuan në flagrancë teksa po i shisnin njëri-tjetrit kanabis. Sipas policisë në pranga janë Blendi Stankaj, 46 vjeç dhe Reid Kisha, 22 vjeç.

“Arrestimi u bë pasi nga ana e shërbimeve të policisë “Shqiponja” në zbatim të planit të Masave “Për kontrollin e lokaleve dhe ambienteve në të cilat dyshohet se shitet dhe shpërndahet lëndë narkotike “ tek Pallatet e Nesherakut, lagje “Naim Gjylbegu” Shkodër u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit Blendi Stankaj dhe Reid Kisha, pasi këta shtetas në momentin e arrestimit po i shisnin njëri tjetrit lëndë narkotike”, thotë policia e Shkodrës.

Gjatë kontrollit personal të Stankajt ju gjet në një çantë një sasi lënde narkotike canabis sativa. Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e tij ju gjet një sasi tjetër kanabis, me peshë totale afërsisht 2 kg.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve”.

Top Channel