25/11 07:59
Justin Bieber padyshim që është shumë krenar për koleksionin e tij të zgjeruar të tatuazheve në trup.
Ylli 24 vjeçar i “I’m The One” postoi këtë të mërkurë një foto të kraharorit në llogarinë e tij në Instagram.
Foton me artin impresionues në trup, këngëtari kanadez e shoqëroi dhe më një përshkrim ku shpjegoi se i’u deshën më shumë se 100 orë për t’i realizuar tatuazhet.
“Nëse tatuazhet nuk do të dhimbnin të gjithë do t’i bënin. Më shumë se 100 orë punë në trupin tim dhe nuk do të zhbëja asnjë. E dua absolutisht artin dhe e kam kthyer trupin tim në një kanavacë, dhe është shumë qejf,” shkruan Justin.
Top Channel