Dy vëllezër binjakë, Justin dhe Joshua Thorington kanë kaluar bashkë gjithë jetën, dhe tani fëmijët e tyre kanë lindur saktësisht në të njëjtën ditë, ashtu si ata.

Më 27 mars 2018, në orën 4:18 Josh dhe gruaja e tij Denise u bën me djalë që i vunë emrin Jack. Në të njëjtin spital në Michigan një orë më vonë shkon dhe Justin me gruan e tij Alex, e cila lindi vajzën e tyre Lucy në 11:43 të së njëjtës ditë.

Sipas Josh dhe Denise, ata në fillim u hutuan kur telefonuan Justin dhe Alex për të parë të voglin e tyre

“Mendova se ishte e çuditshme që ata nuk po vinin.Por më pas Josh tha “Hej, do vimë tu shohim, por duhet ta dish, Alex po lind. Je i vetmi që e di kështu që mos i trego kujt”. Mendova se donin të na merrnin ekskluzivitetin, por nuk na interesonte”, thotë Josh. Pavarësisht se prisnin që fëmijët e tyre të lindin me dy javë diferencë, familjet e reja u surprizuan që dy kushërinjtë kanë të njëjtën ditëlindje.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel