Një video, ku tregohet një moment i tensionuar mes Mbretëreshës së Spanjës, Letizia, dhe vjehrrës së saj, gjatë pushimeve të përvitshme të familjes mbretërore në Majorka, ka shkaktuar jo pak debate në mediet sociale.

Ngjarja ka ndodhur të dielën, gjatë meshës së Pashkës në Katedralen e Palma de Majorkës, por imazhet e shpërndara nga agjencitë nuk tregonin këtë moment të tensionuar.

Ndërsa Mbretëresha Sofia vendos krahët mbi supet e mbesave të saj, Leonor 12 vjeç dhe Sofia 10 vjeç, gati për të pozuar për një foto, duket se ka një debat të nxehtë mes ish-mbretëreshës 79-vjeçare dhe Mbretëreshës aktuale Letizia, 45 vjeç.

Kjo e fundit vendoset përballë nënës Mbretëreshë dhe përpiqet t’ia largojë krahun nga vajza e saj më e madhe, e cila largon më pas si dorën e gjyshes, ashtu edhe të të ëmës.

Nisur nga pamja e Mbretit Felipe dhe babait të tij, Huan Karlos, tensioni në këtë moment është i dukshëm. Kjo ishte hera e parë në 4 vite, që e gjithë familja mbretërore spanjolle shfaqet bashkë në publik, pas një periudhe të gjatë kohore larg vëmendjes së publikut.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel