Spalletti vlerëson paraqitjen e skuadrës, por ka ende rezerva

04/04/2018 23:58

Luciano Spalletti vlerësoi paraqitjen e Interit të tij në derbi, pavarësisht rezultatit të barabartë, që prodhoi fundi i 90-minutëshit. Tekniku zikaltër tha se më në fund ka parë një skuadër të vërtetë të fushë, por pranoi se ka ende shumë punë për të bërë.

Si ndjeheni tani pas ndeshjes?
Ndihem vërtetë shumë mirë. Skuadra funksionon dhe luan shumë mirë. Kthesa ka nisur prej kohësh dhe sot i dhamë vijimësi. Tani mund të them se kam një skuadër të fortë, rezultatin vjen i dyti.

Çfarë ndryshon në rrugën drejt zonës Champions?
Për ne nuk ndryshon asgjë, pasi vijojmë të mbetemi në vendin e 4t. Sot thjesht rikuperuam një pikë ndaj kundërshtarëve dhe do të vijojmë të luftojmë në këto 8 javë të mbetura. Milani është -8, por edhe ata janë ende në garë, të paktën përderisa matematika ua lejon.

Si i komenton rastet e humbura të Icardit?
Nuk kam asnjë koment. Është diçka që ndodh dhe sot për fat të keq i ndodhi Mauros. Ai vijon të jetë një sulmues i madh.

A meritonit diçka më shumë?
Unë nuk merrem me avantazhe loje, apo me anulime goli. Luajtëm mirë dhe treguam se jemi shumë të fortë. Nuk pësojmë prej 5 ndeshjesh radhazi dhe krijojmë mjaftueshëm për të fituar ndeshjet. Këto janë vlerësimet e mia.

Ku mund të përmirësohet më shumë ky Inter?
Ka ende vend për përmirësime dhe këtë do ta bëjmë çdo ditë. Shkojmë akoma shumë të paktë në zonë, kur vijnë krosime nga krahu. Sot vetëm Perisiç ka krosuar 7-8 herë, Candreva e Cancelo gjithashtu dhe ne shkonim shumë dobët në zonë, duke mos kapur asnjë prej topave.

Top Channel