Roveshata është sigurisht një nga veprimet më spektakolare në futboll.

Pioneri i kësaj akrobacie në fushën e lojës ka qenë braziliani Leonidas, në vitin 1932. Duhet thënë që nuk është nevoja të jesh futbollist klasi për ta bërë, thjesht duhet të gjesh momentin e caktuar dhe të kesh pak fat.

Cristiano Ronaldo shënoi për herë të parë në karrierë me roveshatë në ndeshjen që Reali fitoi 3-0 ndaj Juventusit.

Një gol që ka hyrë në histori tashmë, por le të shohim se kush janë futbollistët e tjerë që kanë lënë gjurmë me roveshatat e tyre.

FOTO GALERI
3/14
Hugo Sanchez - Specialist roveshatash. Në foto, goli kundër Logronesit në sezonin 1987-1988

Top Channel