MotoGP, Rossi synon podiumin në garën e Argjentinës

04/04/2018 18:33

Valentino Rossi shpreson vërtet se pista e kësaj fundjave në MotoGP do të konfirmohet si shtëpia e skuadrës së tij, Yahama.

Të dielën zhvillohet gara e dytë sezonale, e në cirkuitin “Termas de Rio Hondo”, ekipi japonez ka treguar se di vërtet të shkëlqejë. Sezonin e kaluar, Maverick Viñales mori vendin e parë dhe Valentino Rossi e ndoqi pas krahëve, në një fund tepër të bukur.

Në rezultatin e garës ameriano-latine kontribuan sigurisht edhe rrëzimet e Marc Marquez dhe Andrea Doviziosos, që në muaj e fundit kanë treguar se janë vërtet efikasë. Por, për “Doktorin” italian të garave me motorë, ambiciet nuk frenohen nga pesha e viteve mbi supe.

Valentino Rossi kërkon të marrë fitoren, sidomos pas premierës së bukur nën dritat e pistës së “Lozail”-it, në Katar.

“Sezonin e kaluar arritëm të shkëlqejmë në Argjentinë dhe ajo ishte gara më e mirë e Yamahas për të gjithë vitin 2017. Por, tani kundërshtarët tanë janë shumë më të fortë dhe do të jetë një betejë e ashpër. Motori ynë këtu punon zakonisht mirë, por do të ketë surpriza”, tha Valentino Rossi.

Top Channel