Cristiano Ronaldo ka pushtuar median sportive të mbarë botës për 2 golëshin e shënuar në ndeshjen me Juventusin në fitoren 3-0 në Torino.

Një prej këtyre golave të tij u shënua me roveshatë dhe ishte një mrekulli e vërtetë, që ka mbetur në mendjen e të gjithëve. I vetmi që duket se nuk ka mbetur shumë i mahnitur nga ky gol i Ronaldos është Zlatan Ibrahimovic. Suedezi që njihet për vlerësimin e lartë që i ka bërë gjithnjë vetes së tij, pasi shënoi një gol spektakolar në debutimin e tij me LA Galaxy, nuk ngurroi të thumbojë sulmuesin e Realit të Madridit

Dhe këtë e bëri nënjë koment të tij për rrjetin ESPN menjëherë pas përfundimit të sfidës mes Juventusit e Realit kur deklaroi: ‘Goli i Ronaldos ishte i bukur, por të provojë të shënojë me roveshatë nga 40 m largësi – ishte deklarata e Ibrahimovic, që iu referua golit të shënuar me fanelën e suedisë në miqësoren me Anglinë të luajtur në 14 nëntor të 2012, një gol që vulosi fitoren 4-2 të nordikëve dhe që vazhdon të mbetet në sytë e të gjithëve.

Top Channel