Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një 22-vjeçar dhe ka sekuestruar një sasi prej 140 gramë kokainë.

Në sajë të operacionit të koduar “Parkimi”, gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e Jurgen Sokoli nga Laçi, pranë një karburanti në aksin rrugor Laç-Kurbin, u gjet dhe sasia e kokainës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, një peshore elektronike, një telefon celular dhe automjeti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “ Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel