Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Kuçovës , pasi kanë marrë peng një 18-vjeçar për disa orë në terminalin e autobusëve.

Sipas policisë, Krenar Hysenbelli, 38 vjeç, dhe Çerçis Turhani, 23 vjeç, banues në Divjakë, si dhe u shpallën në kërkim A.H, 35 vjeç dhe A.H, 41 vjeç, të dy banues në lagjen 11 Janari, Kuçovë.

“Arrestimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve të lartpërmendur u bë pasi për rreth dy orë në mjediset e Terminalit të autobuzave në lagjen Tafil Skëndo, Kuçovë, për motive të dobëta i kanë hequr në mënyrë të paligjëshme lirinë shtetasit E.K, 18 vjeç, banues në lagjen 11 Janari, Kuçovë”, bën të ditur njoftimi zyrtar i policisë.

Por mësohet se këta persona e akuzonin 18-vjeçarin se ka ngacmuar vajzën e njërit prej tyre. Policia po punon për kapjen e autorëve të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë e kryer në bashkëpunim”.

Top Channel