“Blindohet” Gjykata e Tiranës, sot masa e sigurisë për të arrestuarit e “Rrugës së Kombit”

04/04/2018 08:15

Paraditen e sotme në Gjykatën e Tiranës pritet të mbahet seanca për masën e sigurisë për 23 të arrestuarit në Kukës pas protestës së dhunshme në Rrugën e Kombit.

Për arsye sigurie, masa për 23 të ndaluarit e protestës nuk do të zhvillohet në qytetin e Kukësit, por në Tiranë. Ndërkohë, forca të shumta policie kanë rrethuar mjediset përreth gjykatës në kryeqytet.

Ky është vendimi i marrë nga autoritetet pas një vendimmarrjeje të mëparshme që kishte shpallur Gjykatën e Kukësit si vendin ku do të shqyrtohej seanca për të dyshuarit e protestës së 31 marsit. Vendimi i beftë i një dite më parë u mor pak orë pasi policia lokale po përgatitej dhe do të kërkonte forca shtesë për sigurimin e rendit në Kukës.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel