52 vjeç e nuk di të ndalet (Foto)

04/04/2018 17:23

Është një supermodele e cila po rrit dy supermodelë.

Po flasim për 52-vjeçaren Cindy Crawford. Në një set të ri fotografik ajo ka vërtetuar edhe një herë që fjalën “pension” as nuk po e çon nëpër mend.

Cindy ka pozuar për revistën “Town & Country” dhe ka rrëfyer se vajza e saj 16-vjeçare Kaia dhe djali 18-vjeçar Presley kanë nevojë për ndihmën e saj për të nisur karrierën në modeling.

“Dua që t’i fuqizoj fëmijët e mi në mënyrë që të jenë të zotët e vetes kur të nisin karrierën, por ende nuk janë gati. Tani më kërkojnë gjatë gjithë kohës këshilla mbi atë që duhet të bëjnë”, thotë 52-vjeçarja, e cila ndërkohë nuk po di t’i thotë “ndal” karrierës së saj.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel