Kombëtarja shqiptare e femrave U-19 fitoi ndaj Kosovës në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Vajzat e Nevil Dedes iu imponuan bashkëmoshatareve të tyre kosovare teksa i mundën me rezultatin minimal 1-0.

Kombëtarja shqiptare e 19 vjeçareve e zgjidhi ndeshjen në favorin e saj me anë të golit të shënuar nga Lufo në fundin e pjesës së parë.

Në minutat e fundit 19 vjeçaret kuqezi mund të kishin shënuar edhe golin e dytë, por portierja e Kosovës e evitoi duke e dërguar topin në goditje këndi.

Top Channel