Zidane: Cristiano, nëse më dëgjon, do të të zgjas karrierën!

03/04/2018 16:42

Në dy vitet e fundit, Cristiano Ronaldo ka pranuar një strategji ruajtjeje të forcave për të qenë i freskët në fund të sezonit.

Është trajneri Zinedine Zidane ai që e ka bindur portugezin se duhet të jetë në formë atëherë kur vendoset fati i titujve për Realin e Madridit. Sezonin e kaluar, Cristiano shënoi 16 gola në 10 ndeshjet e fundit të madrilenëve duke i dhënë kampionat dhe Champions ekipit.

“L’Equipe” ka publikuar se si Zidane e ka bindur Cristianon për ta pranuar një strategji të tillë. Sulmuesi u dëmtua në gju në Evropianin e vitit 2016 dhe Zidane i tha këto fjalë atij pasi u bashkua me Realin në stërvitje: “Nëse më dëgjon mua, nëse pranon që të bësh pushim ndonjëherë, do të zgjasësh karrierën tënde me disa vite”.

Rezultatet janë parë menjëherë. Cristiano pothuajse nuk luajti fare sezonin e kaluar në Kupën e Mbretit dhe mungoi në disa ndeshje kampionati. Edhe këtë sezon po bën të njëjtën gjë: asnjë ndeshje në Kupën e Mbretit dhe pushim në kampionat ndaj Las Palmas, Leganes dhe Espanyol. Rezultati? Ka shënuar në të gjitha ndeshjet e Champions League dhe ka shënuar në secilën nga 10 ndeshjet e fundit zyrtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA