Pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese të një pjese të ligjit të vitit 2015 për trajtimin e pronës, Këshilli i Ministrave vendosi në 2016 se do t’i adresonte me VKM shqetësimet e gjykatës.

Para komisionit të Ligjeve, drejtoresha e Agjencisë së Trajtimit të Pronave u tregua e kujdesshme, për të nënvizuar se VKM për trajtimin e kërkesave të reja për njohje pronësie, erdhën me një vit vonesë, në dhjetorin 2017.

“Në frymën e vendimit të gjykatës kushtetuese lindi detyrimi ligjor për të bërë ndryshimet në aktet nënligjore, në mënyrë që ato të ishin në përputhje me qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese, këto ndryshime u miratuan vetëm në datën 20.12.2017 në Këshillin e Ministrave”, tha Joniada Baçi, drejtoreshë e ATP.

Në Komisionin e Ligjeve u rishfaq pas një kohe të gjatë deputeti Tom Doshi, që shqetësimin duket se e kishte personal

Deputetët e opozitës nuk morën pjesë në mbledhje, ndërsa socialistët i kërkuan drejtoreshës së ATP-së të ndjekë pranë Prokurorisë rastet e denoncuara për abuzimet me pronat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA