Yll Limani më në fund ia ka dalë. Falë mbështetjes së fansave, këngëtari i talentuar ka mundur të mposhtë Elvana Gjatën dhe Kidën dhe të zërë vendin e parë.

Ndërkohë që ka 20 javë që është pjesë e klasifikimit me bashkëpunimin e tij me 2po2, “Dritat”, Ylli është parë të ngjitet nga java në javë sa më në majë të listët derisa arriti të zërë kreun e saj.

E gjendur mes kritikave dhe komplimenteve sa i përket klipit të kësaj këngë, kjo këngë vazhdon të ketë një impakt të rëndësishëm tek publiku shqiptar.

Në një intervistë të dhënë për “Top Awards”, artisti ka zbuluar se dy frymëzuesit më të mëdhenj të muzikës së tij momentalisht janë Ed Sheean dhe The Weekend.

“Eshtë këngë që të ngjit dhe shumë njerëz mund ta gjejnë veten në të”, ka thënë Ylli në lidhje me këtë projekt muzikor dhe këtë gjë e kanë vërtetuar më së miri fansat, të cilët e kanë çuar këtë prurje të artistit në vendin e parë.

Kjo javë ka sjellë ndryshime sa i përket tre vendeve të para, ku si pasojë Kida me projektin e saj, “Ti” ka mbetur jashtë dhe tashmë është Gjiko ai që është bërë pjesë e tre këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Top Channel