“Paradë” e gjashtë planetëve në qiellin e natës këtë fundjavë, ja disa këshilla si mund ta shihni më mirë këtë fenomen
Apple synon që brenda pak viteve të bëhet edhe më shumë “origjinale” duke hequr dorë nga palët e treta.
Sipas asaj që raporton “Bloomberg” kompania e themeluar nga Steve Jobs synon që të heqë dorë nga procesorët Intel brenda vitit 2020.
Projekti i koduar “Kalamata” është ende në fazë fillestare, por siç citon Bloomberg burime nga brenda kompanisë thonë është pjesë e strategjisë së Apple për të prodhuar vetë të gjithë mekanizmat përbërës për pajisjes e saj.
“Simbioza” Apple dhe Intel zgjat që prej vitit 2005. Në lidhje me këtë lajm, që të dyja kompanitë zgjodhën të mos e komentojnë.
Vendimi quhet i paprecedentë edhe nga vetë analistët. Për ta, nëse kjo është e vërtetë do të jetë një hap kurajoz, por që në mungesë të përvojë se Apple në ndërtimin e procesorëve, mund të rezultojë një dështim me pasoja të rënda për kompaninë.
Top Channel