Rruga e Qumështit, galaksia ku bëjmë pjesë edhe në së bashku me sistemin tonë diellor është duke u zgjeruar me shpejtësi më të madhe nga sa besonin deri më tani shkencëtarët.

Shkencëtarët e Institutit të Astrofizikës në Tenerife përdorën të dhënat e grumbulluara nga teleskopë të hedhur në orbitë dhe ata të vendosur në pika të ndryshme të Tokës për të arritur në këtë përfundim.

Sipas tyre, Rruga e Qumështit, që përllogaritet me një diametër prej 100 mijë vite dritë, zgjerohet me 500 metra për sekondë.

Kjo do të thotë, shprehet grupi i shkencëtarëve autorë të këtij zbulimi, se yje dhe planete të rinj po krijohen nga pluhuri, gazrat dhe mbetjet hapësinore me një shpejtësi më të madhe nga sa mendohej deri më tani.

Sipas shkencëtarëve ky zgjerim me këtë ritëm do të çonte në një shkrirje të galaksisë tonë me Andromedën, galaksia më e afërt me Rrugën e Qumështit. Shkrirja, thonë studiuesit, nuk do të jetë fort e paqtë, por qetësojnë duke shtuar se ky fenomen hapësinor nuk do të ndodhë brenda katër miliardë viteve të ardhshëm.

Rruga e Qumështit është shtëpi e qindra-milionë yjeve, përfshirë diellin tonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA