Rrëfimi dramatik i ish spiunit, do të shpëtonte princeshën e Dubait por…

03/04/2018 10:00

Një ish-spiun francez që ka ndihmuar një “princeshë të arratisur” nga një jaht luksoz thotë se atyre “iu zunë sytë, i prangosën dhe i rrahën”, ushtarët para se të ktheheshin në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Jean-Pierre Hervé Jaubert, me shtetësi të dyfishtë franko-amerikane, thotë se u arrestua bashkë me ekuipazhin e jahtit Nostromo në një sulm.

Ai thotë se u përpoq të shpëtonte Sheikha Latifa, vajzën e e Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum, sundimtarit të Dubait dhe kryeministrit të EBA, për t’u larguar e për të kërkuar azil politik në Shtetet e Bashkuara.

Më herët ajo kishte rrëfyer se kishte qënë subjekt i “viteve abuzimi” dhe është burgosur e droguar për 3 vjet.

Në një deklaratë audio të publikuar nga shoqata DID, Të burgosurit e Dubait6, Jauber thotë se bastisja u bë nga “pesë anije luftarake, dy avionë dhe një helikopter”.

Ai thotë se më pas u lirua pa asnjë akuzë nga autoritetet e EBA, por mbetet “i pasigurtë në det”. Në rrëfimin e tij dramatik ish spiuni thotë se në jaht hynë 12 burra, të cilët i rrahën ashpër me armë, i plaçkitën duke marrë shumë gjëra nga anija.

“Na çuan në EBA. Na rrëmbyen e na burgosën në Emirate, nuk e di se ku. Na kishin lidhur sytë dhe duart. Nuk e kam idenë se ku na mbajtën”, vijon ai.

Jaubert thotë se vendosi të ndihmojë Latifën pasi ajo tha se ishte keqtrajtuar. “U përpoqa të ndihmoja princeshë Latifën të ikte nga Dubai, pasi ajo tha se është abuzuar e torturuar nga i ati, dhe ky abuzim, që e kalova dhe vetë, është diçka që nuk mund të tolerohet”, vijon ish spiuni.

Jaubert thotë se ai u lirua por është i bindur që Latifa është mbajtur. Nuk dihet se kur është regjistruar audio, por dihet se ish spiuni është rikthyer në det. Princeshë Latifa thotë se është një nga 30 fëmijët që i ati miliarder ka me 6 gra të ndryshme. Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe e kanë quajtur Jaubert një gënjeshtar, duke mohuar gjithçka që ai ka thënë.

 

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA