Cristiano Ronaldo dy gola, një ri më i bukur se tjetri, ndaj Juventusit dhe nxori bardhezinjtë praktikisht jashtë Championsit.

Portugezi tregoi edhe njëherë se pavarësisht moshës, vijon të jetë nga më të mirët në planet, ndërsa me golat e kësaj mbrëmjeje ka thyer rekorde të futbollit, por edhe personale.

– Goli me roveshiatë, shënuar në portën e Buffon mbrëmjen e sotme, ishte i pari i këtij lloji për portugezin. Ronaldo ka shënuar 649 gola në karrierë, por vetëm një me roveshiatë.

– Goli i parë i Ronaldos erdhi pas vetëm 2 minutash e 47 sekondash, duke qenë goli më i shpejtë i tij, shënuar në një ndeshje Championsi.

– Me golat e sotëm, Ronaldo bëhet i pari futbollist që shënon në 10 ndeshje Championsi radhazi, duke lënë pas Van Nistelrooyn me 9 të tilla. Portugezi shënon rregullisht që nga finalja e Cardifit, pikërisht ndaj Juves, vitin e kaluar.

-Juventus bëhet bashkë me Bayernin e Mynihut, viktima e tij e preferuar, me plot 9 gola të shënuar ndaj tyre.

– Gigi Buffon është portieri i preferuar i Ronaldos. Portugezi i ka shënuar 9 gola kapitenit të Juventusit dhe për më tepër, në vetëm 10 goditje në kuadrat. Më mirë se kaq nuk mund të bëhej.

– Me dopietën e sotme, Ronaldo shkon në koutën e 22 golave të shënuar në fazën çerekfinale të Championsit, ndërsa po në këtë fazë, Juventusi ka shënuar vetëm 21 gjithsej.

Top Channel