Në një intervistë për mediat argjentinase, ku ka folur për kampionatin botëror ‘Rusi 2018’, Lionel Messi nuk e ka fshehur se synon triumfin me Argjentinën.
5 herë fituesi i Topit të Artë pranon se gara për të ngritur Kupën e Botës nuk do të jetë aspak e lehtë, ndërsa nxori edhe emrat e 3 skuadrave favorite.
“Synimi jonë është të shkojmë në finale dhe ta fitojmë atë. E dimë shumë mirë që për ta arritur, duhet të luftojmë shumë në çdo ndeshje, njëkohësisht shpresojmë që këtë herë të fitojmë, ndryshe nga finalja e Brazilit. Personalisht mendoj se 3 kombëtaret favorite për ta fituar kompeticionin, janë Spanja, Brazili dhe Gjermania”, tha argjentinasi.
Messi ka fituar thuajse gjithçka në karrierë, si në nivel klubi, ashtu edhe në nivel personal, por ajo që i mungon është një triumf me Përfaqësuesen argjentinase, që duket se numri 10 do ta synojë këtë herë në Botëror.
Top Channel