Vendi i dytë i konsoliduar, me shansin që mund të luajnë në Champions, por edhe Kupa e Shqipërisë si mënyrë për të mos e mbyllur sezonin pa trofe. Një arsye e fortë për trajnerin Peter Pacult që të mos eksperimentojë dhe të synojë finalen, ndërsa Kukësi duket gati për sfidën e parë gjysmëfinale me Laçin.
“Në Kupë kemi mundësi që të dalim në finale. Luajmë kundër një ekipi të vështirë si Laçi”, u shpreh ai
Pavarësisht, vështirësive që paraqet sfida, tekniku austriak ka besim te kualifikimi, ndërsa flet edhe për atë që është objektivi i ekipit në 90 minutat e para, shkruan Supersport.
“Besoj që mund ta kalojmë, edhe pse Laçi është një skuadër e vështirë. Është e rëndësishme që të marrim një rezultat pozitiv”, tha ai.
Pacult foli edhe rreth portierit Enea Koliçi, që nga pikë e fortë e skuadrës tashmë ka humbur vendin e titullarit. Sipas drejtuesit të stolit të Kukësit nuk bëhet fjalë për një çështje brenda ekipit, por thjesht për zgjedhje teknike.
Nuk i kuptoj pyetjet nëse ekziston një çështje Koliçi te Kukësi.
Top Channel