Derbi i Madonnina-s mes Milanit dhe Interit nuk është si ai i viteve të kaluara, por kjo nuk e ka ulur aspak interesin e tifozëve të futbollit.

Edhe pse nuk janë në pozitat që kanë pasur dikur, Milan dhe Interi vazhdojnë të kenë admiruesit e tyre dhe të ndajnë Milanon në 2 pjesë. Por interesi për këtë sfidë është i madh edhe jashtë Italisë.

Në fakt sfida e së mërkurës d o të transmetohet në 181 vende të botës dhe do të mbërthejë para ekranit 728 milionë persona. Ata që janë më me fat, janë 75 mijë personat që kanë mundur të gjejnë biletat për të ndjekur këtë supersfidë në shkallët e Giuseppe Meazzas në San Siro.

Interesi për derbin e Madonninës do të jetë i madh edhe në Hong Kong apo Kinë vendet ku banojnë presidentët kinezë të dy klubeve, ndërkohë që kjo ndeshje padyshim do të transmetohet në të gjithë Evropën dhe Afrikë.

Ndeshja mes Milanit dhe Interit merr një vlerë shumë të madhe për të dyja skuadrat. Kuqezinjtë janë 8 pikë larg Interit dhe një fitore ndaj zikaltërve u jep mundësinë të mbajnë gjallë ëndrrën për zonën Champions si dhe të jenë plotësisht në garë për atë të Europa League.

Nëse do të jetë Interi ai që do të fitojë, atëherë zikaltrit do të ngjiten në vendin e tretë me 1 pikë më shumë se Roma. Ndërkaq ka ndryshuar edhe gjendja e skuadrave në prag të këtij derbi.

Një muaj më parë Interi vinte në këtë përballje pas një sërë barazimesh e disfatës në Xhenova, ndërsa tani është në një formë shumë të mirë me 8 gola të shënuar në 2 ndeshje duke mposhtur bindshëm Sampdorian e Veronën.

Milani është në drejtim të kundërt. Përpara një muaji, Milani vinte pas një serie prej 13 ndeshjesh me rezultate pozitive, kurse tani për kuqezionjtë ky derbi vjen pas eliminimit në Europa League dhe humbjes në Torino ndaj Juventusit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA