Channing Tatum dhe Jenna Dewan kanë bërë të ditur se janë ndarë pas nëntë vitesh martesë.

Çifti i 37-vjeçarëve, bën të ditur lajmin nëpërmjet një deklarate të postuar në profilet e tyre në Instagram, teksa këmbëngulin se “mbeten dy miq të mirë” por pranojën se tani janë “në rrugë të ndryshme”.

Ata kanë një vajzë të quajtur Everly, e cila më 31 maj do të mbushë 5 vjeç, dhe thonë se “mbeten prindër të përkushtaur”, pavarësisht ndarjes.

Çifti i aktorëve ka dalë së bashku për herë të fundit në 6 nëntor të vitit të kaluar në premierën në Los Angeles për “War Dog”.

Channing u takua me Jenna në sheshin e xhirimit të filmit Step Up në 2006 e u martuan pas tre vjetësh në një ceremoni idilike në Malibu.

Mesazhi i tyre në Instagram nis me fjalët: “Hej, botë! Pra… kemi diçka për të ndarë me ju”.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel