Paraqitjet e Joao Marios te West Hami, deri tani kanë qenë bindëse, por e ardhmja e portugezit mbetet ende për t’u vendosur, pasi kartoni i tij është ende në pronësi të Interit dhe zikaltrit vështirë se do të hiqnin dorë pa 35 milionë euro, pasi kanë paguar 42 për ta marrë nga Sportingu.
Nga ana tjetër, trajneri i West Hamit ka deklaruar se ende nuk është vendosur asgjë mbi të ardhmen e tij dhe nëse do të tentohet blerja përfundimtare apo jo.
Gjithsesi, vetë Joao Mario i ka idetë e qarta, pasi ka deklaruar për mediat angleze se me zikaltrit e ka mbyllur dhe se nuk dëshiron të kthehet më në Milano.
“E ardhmja? Dua të shoh përpara. Me Interin e kam mbyllur dhe nuk dua të bëj më asnjë hap pas. Do të më pëlqente të vijoja të West Hami, por është diçka që nuk varet vetëm nga unë”, deklaroi portugezi.
Top Channel